Vështrim historik
Hapësira e Komunës së Jegunovcit qysh moti ka qenë e banuar, për çka dëshmojnë njënumër i madh i sendeve të gjetura që nga kohët e moçme. Ekziston zhvillim ivazhdueshëm i vendbanimeve i shprehur nëpërmjet zbulimeve të shumta arkeologjike:nekropole, ndërtime të hershme krishtere, kisha mesjetare etj. Dëshmitar të trashëgimisëkulturore të këtyre hapësirave.
Bellovishtë
Është vërtetuar vendbanimi Gradishte nga koha e vonshme antike. Në veriperëndim tëfshatit ngrihet një maje e lartë me lëshime të pjerrëta që dominon në terrenin përreth.Në maje ka mbeturina të kështjellës me kulla dhe mbrojtëse. Sipas mënyrës së ndërtimittë bedenit, më parë ka qenë e mbrojtur ana veriore, kurse më vonë ajo jugore. Kalajaka pasur bazë të trekëndëshit të parregullt me dimensione prej 120m në drejtimin veri-jug dhe 50m në drejtimin veri-perëndim. Tek mbrojtja shihen themele të objektit, ndërsanë citadelë ka fragmente të enëve të qeramikës, pitokë, dhe janë gjetur monedha ngashekulli IV dhe V.
Aleksova B. 1959, 225.(S.K.)
Pole(fusha), vendbanim nga koha e vonshme antike në 2,5 km. në jug të fshatit shihenmbeturina të një vendbanimi më të madh. Gjatë lëvrimit të arave në sipërfaqe kanëdalë fragmente të enëve të qeramikës, gurë të thyer dhe sende të tjera.
Vratnicë
Kështjella– në zabelin e vogël është vërtetuar vendbanim nga koha e vonshme antike.Në 3 km. në veriperëndim të fshatit, tek gryka e derdhjes së lumit të Livadicës në lumine Lubotenit ngrihen shkëmbinj të pjerrët në të cilët ka mbeturina të bedenit nga guri ithyer dhe llaç gëlqeror. Vendbanimi ka pozitë dominuese ndaj rrethinës. Përveç mebedenin, është e mbrojtur nga natyra me shpate të pjerrëta, kurse nëpërmjet shalës nëanën veriperëndimore është e lidhur me malin e Lubotenit.
Aleksova B; 1959,217; Mikulçiq I.,TIR 134 (S:K.)
Shën Dusi, kishë mesjetare. Në pjesën veriore të fshatit ka mbeturina të mureve të njëkishe të vogël.
Aleksova B; 1959,217; Trifunoski J., 1976 (S.K.)
Tumbë, vendbanim nga koha romake. Në fshat, në hapësirën ndërmjet vendeveLivadicë dhe Dy tumba gjenden fragmente nga enë qeramike dhe shumicë tëmaterialit ndërtimorë (S.K.). Kisha Konstantini dhe Elena, kishë mesjetare në vendinÇesto dubje (Dushku i shpeshtë) e cila gjendet në pjesën juglindore të fshatit, kambeturina të kishës, e gjatë 18,20m. dhe e gjerë 4,20m. e ndërtuar me gurë të thyer dhellaç gëlqeror.
Aleksova B; 1959, 227 (B.A.)
Zhillçë
Vendbanim mesatar nga koha romake. Nga ana e djathtë e rrugës e cila çon në fshatinLeshkë, në sipërfaqe të arave gjenden fragmente të shumta të enëve nga qeramikadhe material ndërtimor.
(B.A.)
Jazhincë
Te kisha,kishë mesjetare dhe nekropol.
Sipas burimeve historike,në pjesën e epërme të fshatit ka ekzistuar kishë kushtuar Sh.Shpëtimtarit. Në sipërfaqe ka pllaka të mëdha nga guri të konstruksioneve tëvarrezave dhe fragmente të enëve nga qeramika. Fshati përmendet që nga viti 1455 me 10 shtëpi.
Selishçev A.M,1929; Novakoviq S.T.1906,I.J-Krosi )
Jançishtë
Tumbë, vendbanim nga koha romake. Afër 1 km. në jug të fshatit, në anën e majtë tëudhës për në Prelubishtë, në sipërfaqe të arave gjenden fragmente të shumta të enëvenga qeramika dhe material ndërtimor.
(S.K.)
Qeramidnica, vendbanim nga koha romake. Në afërsi të hekurudhës, nga ana e saj emajtë gjenden fragmente të shumta të enëve nga qeramika dhe material ndërtimor.
(S.K.)
Jegunovc
Gradishte, vendbanim i vërtetuar nga koha e vonshme antike. Në lindje të fshatit, nëanën e djathtë të lumit Vardar, në maje të shkëmbit të lartë gjenden mbeturina ngabedeni mbrojtës. Nëpër sipërfaqen gjinden fragmente të shumta të enëve ngaqeramika dhe material ndërtimor, kurse gjenden edhe themele të më shumë objekteve.
Aleksova B; 1959,217; Mikulçiq I.,1971 a, 466; Mikulçiq I ,TIR 66 (S:K.)
Te fabrika ka nekropol nga koha romake. Në oborrin e Kombinatit metalurgjik Jugohrom,gjatë kryerjes së punëve në vitin 1956 janë zbuluar varreza me konstruksione të pllakavenga guri. Në njërin prej tyre është gjetur pllakë me mbishkrim greqisht në 7 rreshta dhenjë pllakë jo të rëndomtë me mbishkrim greqisht me 7 rreshta dhe një skenë të reliefit jotë rëndomtë.
Gjegjësisht, në anën e majtë qëndron një burë, me dorën e djathtë të ngritur ndërsa metë majtën hedh viktimën në zjarr. Në anën e djathtë qëndron një fëmijë, kurse më tutjeprej tij, krejtësisht në të djathtë janë të paraqitur grua dhe burrë me vel në kokë. Pllakaruhet në Muzeun e Maqedonisë.
(S.K.)
Peshteri, nekropol nga mesjeta e vonshme. Në 2 km. në veri të fshatit, në rrëzë të malitZheden në një lartësi të vogël duken vare të ndërtuar prej pllakave të gurit me orientimveri, perëndim.
(S.K.)
Orashje
Kalaja e Orashjes –Sobri,vendbanim nga koha e hershme antike ilire. Gjendet rreth 3,5 km në jug të fshatit,në një kodrinë të lartë (kuota 715) që dominon në Grykën eDërvenit. Në maje ka mbeturina të themeleve dhe beden dhe murre mbrojtëse nga gurii thyer dhe llaç gëlqeror,kurse në brendi themele të më shumë objekteve tëvogla,fragmente nga enë të qeramikës dhe material ndërtimor të shpërndarë .Janëgjetur edhe monedha nga shekulli IV dhe V. Në fund të kalasë nga ana e veriore kambeturina të kishës dhe rreth saj varreza me konstruksione guri. Në këtë kala janë gjeturthemelet e Bazilikës së hershme krishtere të shekullit të III apo të IV dhe është një ndërshenjat më të vjetra të krishterimit në Luginën e Pollogut. Tek populli kjo kala njihet meemrin Kalaja e Nicës.
Cvijiq J.,1911; Deroko A.1950;Aleksova B.1959,217;Tomoski T.1976;Krosi I,202.
Prelubishtë
Arëza e Breznës, vendbanim nga koha vonshme antike. Në perëndim të fshatit në arëne B. Nastevski, nëpër sipërfaqe shihen fragmente të shumta të enëve nga qeramika dhematerial ndërtimor. (S.K.)
Tre tumba, vendbanim nga koha e neolitit. Në qendër të fshatit në afërsi tëtransformatorit shihen tre tumba të cilët pjesërisht janë të dëmtuara me ndërtimin eobjekteve banesore dhe transformatorit. Në sipërfaqe takohen fragmente të shumta tëenëve nga qeramika dhe material ndërtimor. (S.K.)
Arbinë, vendbanim nga koha vonshme antike. Në perëndim të fshatit, përreth ish -shtratit të lumit Bistricë, gjatë punimit të tokës janë zbuluar themele të objekteve,nëpër sipërfaqe shihen fragmente të shumta të enëve nga qeramika dhe materialndërtimor. (S.K.)
Siriçinë
Bërcë, nekropol nga koha antike e vonshme. Në veri të fshatit në afërsi të shkollës sëfshati janë zbuluar varreza të ndërtuara me pllaka të gurit. (S.K.)
Proi i Mateit, depo e monedhave të mesjetës. Në sinorin e fshatit në vitin 1930??? ështëzbuluar një depo të skifateve bizantine nga bakri nga shekulli XII-XIII 163 monedha ruhennë përmbledhjen në Muzeun e Maqedonisë në Shkup. Sipas tregimeve të banorëve nëdepo ka pasur më shumë monedha të cilat gjenden në duar të fshatarëve.
Aleksova B; 1955 a, 18 (B.A.)
Staro Sellë
Gradishtë, vendbanim nga koha e neolitit . Në veri të fshatit në drejtim të fshatitRogaçevë, nëpër sipërfaqe shihen fragmente të shumta të enëve nga qeramika dhematerial për lyerje të shtëpive,vegla pune nga guri. (S.K.)
Dushkajë, nekropol nga koha e vonshme antike romake. Në periferinë jugore të fshatitnë një lartësi të vogël janë zbuluar varreza. Gjatë gërmimeve arkeologjike mbrojtëse tëkryera në vitin 1982 janë gjetur monedha nga bronzi, sumbulla e të tjera. Gjetjet ruhennë Muzeun e anës së Tetovës. (S.K.)
Kodra e Cvetkos, vendbanim nga koha e vonshme antike. Në juglindje të fshatit, nënrrugën e asfaltuar në një sipërfaqe të madhe shihen fragmente të shumta të enëve ngaqeramika dhe material ndërtimor. (S.K.)
Tudencë
Cërkvishtë, kishë nga mesjeta e vonshme. Në juglindje të fshatit, në një lartësi të vogëlnë pllajë të rrafshët shihen mbeturina të një kishe të vogël.
Aleksova B., 1959, 217 (S.K.)
Shemshovë
Në mes të fshatit, vendbanim dhe nekropole nga koha antike e vonshme. Në periferi tëfshatit dhe perëndim të tij janë zbuluar themele të më shumë objekteve, në sipërfaqeshihen fragmente të shumta të enëve nga qeramika dhe material ndërtimor. (S.K.)
Sipas tregimit të banorëve janë gjetur edhe varreza .Fshati përmendet që nga viti1452/53 si vendbanim me 36 shtëpi. (Ismet.J-K.,S.K.)