Ekip i angazhuar nga njësia e vetëqeverisjes lokale filloi me pastrimin e rrugëve lokale nga degët dhe bari i rritur.

Sot punohet në rrugën lokale nga vendbanimi Podbreg deri te vendbanimi Raotincë ku pritet që tërësisht të kositet bari, të rregullohen hapësirat e gjelbërta dhe të krasiten drunjtë nga të dy anët e rrugës.

Me këtë në masë të madhe do të përmirësohen kushtet për zhvillimin e komunikacionit në këto hapësira dhe banorët do të munden pa pengesë ti kryejnë obligimet e tyre dhe të sigurt të lëvizin deri te destinacioni i nevojshëm.

Kryetari i komunës Bllazheski paralajmërojë se në periudhën e ardhshme planifikon lloje të tilla të aksioneve, në të cilin do të përfshihen të gjithë rrugët lokale në territorin e Komunës së Jegunovcit që të përmirësohen kushte e komunikacionit si dhe të zbukurohet vet komuna.