Filloi ndërtimi i rrugës me gjatësi 370 metër dhe gjerësi 3,5 metër e cila do ta lidh shkollën me rrugën rajonale në vendbanimin e Jazhincës.

Sot zyrtarisht filluan aktivitetet ndërtimore të këtij investimi i cili kap vlerën prej 4 milion denarë të siguruara nga Ministria e Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Byronë për Zhvillim Rajonal, Qendrën për Zhvillimin Planor të Pollogut dhe Komuna e Jegunovcit.

Kryetari i Komunës së Jegunovcit Darko Bllazheski, Ministri i pushtetit lokal Goran Milevski dhe Drejtori i zhvillimit rajonal Ramiz Rexhepi morën pjesë në këtë ngjarje.

Gjatë fjalës Kryetari i Komunës së Jegunovcit Darko Bllazheski u falënderua për përkrahjen e marë nga Ministria e Pushtetit Lokal, Byronë për Zhvillim Rajonal, Qendrën për Zhvillimin Planor të Pollogut dhe deklaroi se ky është edhe një projekt i filluar nga programi parazgjedhor, bëhet fjalë për projekt i cili zgjedh probleme të rëndësishme dhe që kanë ndikim në kualitetin e jetesës së banorëve të vendbanimit të Jazhincës.

Bllazheski paralajmëroi edhe investime të reja për përmirësimin e infrastrukturës lokale rrugore gjatë këtij sezoni ku do të punohet edhe në disa lokacione nëpër vendbanimet e tjera të Komunës së Jegunovcit.