Me shumicë votash nga këshilltarët në Këshillin e Komunës së Jegunovcit në mbledhjen e tretë është miratuar Buxheti i Komunës së Jegunovcit për vitin 2022. Buxheti i parashikuar është përgjigje ndaj nevojave reale dhe projekteve që do të realizohen në vitin e ardhshëm. Buxheti i votuar komunal është civil, i miratuar në konsultim përmes takimeve dhe kontakteve të drejtpërdrejta me banorët e Komunës së Jegunovcit dhe shumica e nevojave të shprehura që janë të arritshme dhe nën kompetencë të pushtetit lokal janë pjesë e zërave të buxhetit për vitin 2022. Buxheti për vitin 2022 është zhvillimor, me projekte dhe investime të planifikuara në të gjitha vendbanimet e Komunës së Jegunovcit. Zëri i banorëve të Komunës së Jegunovcit gjithmonë do të dëgjohet, problemet dhe nevojat e tyre do të zgjidhen.

Accessibility