U majtë mbledhja e nëntë e Këshillit të Komunës së Jegunovcit

Sot, më 26.05. 2022 me fillim në orën 11:00 u mbajt mbledhja e nëntë e Këshillit të Komunës së Jegunovcit në sallën për mbledhje në ndërtesën e komunës.

Mbledhjen e udhëhoqi kryetari i këshillit të komunës së Jegunovcit Valentina Marçevska, të pranishëm ishin të gjithë 15 këshilltarët dhe kryetari i komunës Dimitar Kostadinoski.

Është duke u zhvilluar mbledhja e tetë e Këshillit të Komunës së Jegunovcit

Është duke u zhvilluar mbledhja e tetë e Këshillit të Komunës së Jegunovcit, në të cilën merren vendime të rëndësishme për funksionimin e vetëqeverisjes lokale. Para këshilltarëve në rend dite janë në shqyrtim disa raporte financiare, propozim-vendime për aktivitete rrjedhëse dhe në të ardhmen dhe projekte që do të realizohen. Puna transparente e këshillit është prioritet kryesor dhe qytetarët gjithmonë do të jenë të informuar për vendimet e rëndësishme që marrin organet dhe trupat punues të Komunës së Jegunovcit.

 

Inspektimi i punimeve të ndërtimit të projektit të kolektorit në mes të Zhillçës dhe Shemshovës

Sot inspektova ndërhyrjet infrastrukturore në kuadër të projektit për kolektor të kanalizimit fekal, përkatësisht lidhjen e vendbanimit Zhillçë me kanalizimin e vendbanimit Shemshovë. Me përfundimin e punimeve të ndërtimit dhe vënien në punë të kolektorit, banorët e Zhillçës tashmë mund të kyçen në rrjetin e kanalizimit fekal.
Funksionimi i kolektorit për kyçje zgjidh problemin me dekada të banorëve të vendbanimit Zhillçë dhe ata tashmë do të kenë një kanalizim fekal funksional. Si kryetar i Komunës së Jegunovcit premtova përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve përmes realizimit të projekteve dhe kjo do të vazhdojë në kontuinitet në të gjitha vendbanimet dhe në fusha të ndryshme të kompetencës së vetëqeverisjes lokale.

Rregullimi i rrugës për në lokalitetin “Peshter” në Jegunovc

Në bashkëpunim me ndërmarrjen publike komunale “Jegunovci” filluam aksionin për rregullimin e rrugës që shpie në lokalitetin “Peshter” në Jegunovc. Me ndihmën e makinerisë pastrohen mbeturinat ndërtimore dhe mbeturinat e mbetura përgjatë rrugës për në “Peshter”, e cila në një fazë të mëtutjeshme do të zgjerohet rruga dhe do të pastrohet plotësisht për të lëvizur pa probleme për tek lokaliteti “Peshter”, që është. atraksion atraktiv turistik nga viti në vit për Komunën e Jegunovcit. Apeloj tek banorët lokal për kujdes më të madh dhe të mos lejojmë që të ndotet hapësira rreth “Peshter”, por të kontribuojnë në mbrojtjen e natyrës dhe vendeve turistike në Komunën e Jegunovcit.

Është duke u zhvilluar mbledhja e gjashtë e Këshillit të Komunës së Jegunovcit

Është duke u zhvilluar mbledhja e gjashtë e Këshillit të Komunës së Jegunovcit, në të cilën merren vendime lidhur me funksionimin e vetëqeverisjes lokale dhe të institucioneve nën kompetencën e Komunës së Jegunovcit. Para këshilltarëve në rend dite janë disa pika të shqyrtimit, në fushën e arsimit, llogaritë vjetore të shkollave fillore, institucioneve publike dhe kopshteve, funksionimin e ndërmarrjes publike komunale, si dhe realizimin e buxhetit të komunës së Jegunovcit dhe shumë çështje të tjera në fushën e vetëqeverisjes lokale. Puna transparente e Këshillit të Komunës së Jegunovcit do të vazhdojë edhe në të ardhmen, ndërsa qytetarët gjithmonë do të jenë të informuar për vendimet që marrin organet e Komunës së Jegunovcit.

 

Sanimi i sistemit të ndriçimit rrugor në Komunën e Jegunovcit

Komuna e Jegunovcit në bashkëpunim me ndërmarrjen publike kompetente ka filluar me aktivitete të vazhdueshme për sanimin dhe përmirësimin e sistemit të ndriçimit publik në vendbanime. Në vendbanimet Kopanicë dhe Zhillçë është ndërruar një pjesë e poçave të vjetruara dhe në periudhën e ardhshme do të punohet në terren në të gjitha vendbanimet. Në të njëjtën kohë, poça të ri do të vendosen në disa lokacione për të përmirësuar ndriçimin publik dhe për të përmirësuar sigurinë gjatë natës. Ndriçimi rrugor si pjesë e kompetencave të vetëqeverisjes lokale do të mirëmbahet vazhdimisht, dhe defektet e sistemit do të riparohen rregullisht.

Aksion për heqjen e kyçjeve ilegale të ndriçimit rrugor në Zhillçë dhe Prelubishtë

Sot së bashku me ekipet kompetente komunale jemi në terren në Prelubishtë dhe Zhillçë dhe vazhdojmë aksionin për shkyçjen e kyçjeve ilegale nga sistemet e ndriçimit publik. Rritja drastike e faturave mujore për ndriçimin rrugor nëpër vendbanime dhe analizat e bëra për shfrytëzim joracional na shtynë që të bëjmë kontrolle të detajuara në sistemet e ndriçimit rrugor dhe të evidentojmë parregullsi të shumta dhe nga inspektimet në terren konfirmohen dyshimet për kyçje të paligjshme në sistemin e ndriçimit rrugor. Apeloj te të gjithë ata që tentojnë të kyçin dhe konsumojnë ilegalisht rrymë nga ndriçimi rrugor që me kohë t’i heqin kyçjet sepse Komuna e Jegunovcit dhe institucionet kompetente në vazhdimësi do të kryejnë inspektime dhe subjektet që shkelin ligjin do të përballen me procedura dhe gjoba përkatëse. Aksioni do të vazhdojë edhe në vendbanimet tjera në Komunën e Jegunovcit.

Shkyçja e kyçjeve ilegale në ndriçimin rrugor në Komunën e Jegunovcit

Në koordinim me shërbimet komunale dhe policinë, sot nga vendbanimi Kopanicë fillojmë me aktivitetet kontrolluese të sistemit të ndriçimit rrugor dhe shkyçjen e kyçjeve të paligjshme të ndriçimit publik. Për shkak të udhëzimeve dhe indikacioneve nga EVN për konsum drastik të energjisë elektrike nga ndriçimi rrugor dhe numrit të shtuar të kyçjeve ilegale në ndriçimin publik, në veprim të koordinuar me shërbimet kompetente sipas planit të miratuar më parë, do të bëjmë kontroll të vazhdueshëm të sistemeve të ndriçimit publik me qëllim uljen e kostove të energjisë elektrike dhe shkyçjen e lidhjeve të paligjshme. Apeloj tek qytetarët për vetëdijesim më të madh, që të mos keqpërdorin sistemet e ndriçimit publik sepse në mënyrë indirekte dëmtojnë buxhetin e komunës dhe mjetet nga taksapaguesit e Komunës së Jegunovcit. Qytetarët e Komunës së Jegunovcit dhe institucionet e kanë obligim që të jenë të ndërgjegjshëm me të mirat dhe shërbimet publike. Aksioni do të vazhdojë në të gjitha vendbanimet e Komunës së Jegunovcit për heqjen e lidhjeve ilegale të ndriçimit rrugor.

Vizitë në terren në disa nga shkollat fillore në komunën e Jegunovcit

Në kuadër të aktiviteteve të rregullta në terren, sot po i vizitoj shkollën fillore qendrore “Aleksandar Zdravkovski” nga Jegunovca dhe disa nga shkollat rajonale nëpër vendbanime, për t’u njoftuar drejtpërdrejt me gjendjen në shkolla. Me drejtoreshën dhe punëtorët arsimorë biseduam për problemet dhe nevojat aktuale me të cilat ballafaqohen dhe si të gjendet një zgjidhje për përmirësimin e kushteve për arsim. Pata rastin të bisedoj me disa nga nxënësit dhe dëgjova mendimet e tyre, si dhe si kryetar i komunës i njoftova me funksionimin e Komunës së Jegunovcit dhe kompetencat që ka në fushën e arsimit, si dhe ua dorëzova stemën dhe flamurin e Komunës së Jegunovcit si veçori themelore të komunës. Në të ardhmen e afërt nxënësit do të jenë mysafirë në hapësirat e Komunës së Jegunovcit dhe do të njihen në detaje me punën e vetëqeverisjes lokale. Vizitat në terren në shkolla do të jenë pjesë e rregullt e agjendës sime të punës. Si kryetar i Komunës së Jegunovcit do të angazhohem për bashkëpunim më të madh, si dhe për realizimin e projekteve në fushën e arsimit, në mënyrë që banorëve më të rinj të Komunës së Jegunovcit t’u ofrohen kushte më të mira për arsim. Mësimi në shkollat e Komunës së Jegunovcit realizohet me prezencë fizike, duke respektuar masat për mbrojtje nga KOVID 19.

Accessibility