Sot së bashku me ekipet kompetente komunale jemi në terren në Prelubishtë dhe Zhillçë dhe vazhdojmë aksionin për shkyçjen e kyçjeve ilegale nga sistemet e ndriçimit publik. Rritja drastike e faturave mujore për ndriçimin rrugor nëpër vendbanime dhe analizat e bëra për shfrytëzim joracional na shtynë që të bëjmë kontrolle të detajuara në sistemet e ndriçimit rrugor dhe të evidentojmë parregullsi të shumta dhe nga inspektimet në terren konfirmohen dyshimet për kyçje të paligjshme në sistemin e ndriçimit rrugor. Apeloj te të gjithë ata që tentojnë të kyçin dhe konsumojnë ilegalisht rrymë nga ndriçimi rrugor që me kohë t’i heqin kyçjet sepse Komuna e Jegunovcit dhe institucionet kompetente në vazhdimësi do të kryejnë inspektime dhe subjektet që shkelin ligjin do të përballen me procedura dhe gjoba përkatëse. Aksioni do të vazhdojë edhe në vendbanimet tjera në Komunën e Jegunovcit.

Accessibility