Kam nderin dhe kënaqësinë që sot e shënojmë një jubile të veçantë të institucionit me të cilin udhëheq prej para pak kohësh. Sot shënojmë 25 vjet nga formimi i Komunës së Jegunovcit si njësi e vetëqeverisjes lokale , gjegjësisht në këtë ditë para 25 vjetëve u konstituua këshilli i parë dhe u mbajt mbledhja e parë konstituive me çka zyrtarisht fillojë të funksionojë Komuna e Jegunovcit.

Dua të shpreh falemenderim deri te të gjithë ata që dhanë kontribut që Komuna e Jegunovcit sot të jetë vetëqeverisje lokale dhe institucion e cila i zgjedh problemet e qytetarëve. Në shenjë falemenderimi ndaj mirënjohje për kontribut të veçantë dhe promovim të Komunës së Jegunovcit, të punësuarve në Komunën e Jegunovcit, shkollat fillore ,, Aleksandar Zdravkovski’’ Jegunovc, ,,Simçe Nastovski’’ f. Vratnicë, ,,Shemshova’’ f. Shemshovë, përfshirë këtu edhe shkollat periferike, Kopshti i fëmijëve ,,Mollëzat’’ Jegunovc, dhe Biblioteka ,,Svetlina-Drita’’, si dhe sportist të dalluar dhe të rinj të cilët simbolikisht u shpërblyen financiarisht si shenjë falënderimi për rezultatet e aritura dhe promovim të Komunës së Jegunovcit. Të gjithë së bashku, unë si kryetar, Këshilli, qytetarët, institucionet kemi detyrim dhe nevojë së bashku të punojmë, të marrim vendime për përmirësimin e jetesës së të gjithëve që jetojmë nëpër vendbanimet e Komunës së Jegunovcit.

Urime jubileu i sotëm 25 vjet nga formimi i Komunës së Jegunovcit.

Accessibility