U bë vendosja e poçave me efikasitet energjetik dhe armaturave për ndriçim rrugor në vendbanimin Zhillçë

Komuna e Jegunovcit 13.04.2019 – Ekipi e angazhuar nga njësia e vetëqeverisjes lokale vendosi poça me efikasitet energjetik dhe armaturave për ndriçim rrugor në vendbanimin Zhillçë.

Si Komunë e Jegunovcit mbetemi të përkushtuar dhe mundohemi që qytetarët të kenë ndriçim publik kualitativ. Njëherësh, dërgojmë apel deri te qytetarët që në kohë ti raportojnë problemet e rrjetit elektrik të ndriçimit rrugor, me qëllim që pas lajmërimit ekipet menjëherë të veprojnë në terren.

Kryetari i komunës Darko Bllazheski premtojë se pret që së shpejti në tërësi të vihet në funksion i tërë ndriçimi rrugor në të gjitha vendbanimet e Komunës së Jegunovcit sepse qytetarët duhet ti marrin shërbimet për të cilët paguajnë.

Përgatiti: Stojançe Antovski

Komuna e Jegunovcit

Aksioni për pastrimin e deponive të egra vazhdon edhe në vendbanimin Ratajë

Në pajtim me programin për pastrimin e deponive të egra, me angazhimin e makinerisë në teren filloi me pastrimin pranveror të deponive të egra. Sot punohet në pastrimin e deponisë së egër në vendbanimin Ratajë, kurse në pajtim me planin do të pastrohen edhe lokacione të tjera kritike në Komunë.

Kryetari i komunës Darko Bllazheski doli në terren në vendbanimin Ratajë, së pari bëri inspektim të punëve dhe aktiviteteve dhe më pastaj realizoj takim me banorët lokal dhe bëri apel që me ndërgjegje dhe rregullsi ti hedhin mbeturinat e tyre, me qëllim që të parandalohet krijimi i deponive të egra dhe ta kuptojmë mesazhin se mbrojtja e mjedisit jetësor varet nga të gjithë ne.

Mjetet për realizim janë siguruar nga Buxheti i Komunës së Jegunovcit

Përgatiti: Stojançe Antovski

Komuna e Jegunovcit

U mbajt mbledhja e nëntëmbëdhjetë e Këshillit të Komunës së Jegunovcit

Sot, më datë 27.03.2019 në ora 10:00 u mbajt mbledhja e nëntëmbëdhjetë e Këshillit të Komunës së Jegunovcit në sallën për mbledhje në ndërtesën komunale.

Me mbledhjen udhëhoqi Kryetari i Këshillit të Komunës së Jegunovcit Orhan Sabrii, rendi i ditës përmbante 20 pika, të pranishëm ishin 15 këshilltarë.

R e n d d i t e

– Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së tetëmbëdhjetë të Këshillit të Komunës së Jegunovcit

1. Raporti për realizimin e Programit për ndërtimin, rindërtimin dhe mirëmbajtjen e udhëve lokale dhe rrugëve në Komunën e Jegunovcit për vitin 2018 me Konkluzion për miratimin e tij;

2. Propozim- Programit për ndërtimin, rindërtimin dhe mirëmbajtjen e udhëve lokale dhe rrugëve në Komunën e Jegunovcit për vitin 2019;

3. Propozim-Vendim për dhënie pëlqim dhe autorizim për shlyerje respektivisht riorientim të mjeteve nga llogaria e buxhetit të Komunës së Jegunovcit

4. Propozim-Vendim për dhënien e Pëlqimit dhe autorizimit për nënshkrimin e Kontratës/ve për grant, në pajtim me Marrëveshjen për financim Separis numër 2008-0446 në mes të Republikës së Maqedonisë dhe Bankës evropiane e investimeve;

5. Propozim- Vendim për caktimin e përparësisë Projekti themelorë për kanalizimin fekal rrugorë për vendbanimet Jançishtë dhe Podbreg;

6. Propozim-Vendim për dhënie pëlqim destinimit të investimit;

7. Propozim-Vendim për lirim nga pagesa e kompensimit për rregullimin e tokës ndërtimore gjatë realizimit të Projekti themelorë për kanalizimin fekal rrugorë për vendbanimet Jançishtë dhe Podbreg;

8. Propozim-Vendim për caktimin e përparësisë Projektit themelorë për Rekonstruimin e rrugës lokale f. Staro Sellë-Shtëpia malore Luboten;

9. Propozim-Vendim për lirim nga pagesa e kompensimit për rregullimin e tokës ndërtimore gjatë realizimit të Projektit themelorë për Rekonstruimin e rrugës lokale f. Staro Sellë-Shtëpia malore Luboten;

10. Propozim-Vendim për caktimin e përparësisë Projektit themelorë për Rekonstruimin e rrugës lokale f. Jegunovc-Shtëpia malore Cer;

11. Propozim-Vendim për lirim nga pagesa e kompensimit për rregullimin e tokës ndërtimore gjatë realizimit të Projektit themelorë për Rekonstruimin e rrugës lokale f. Jegunovc-Shtëpia malore Cer;

12. Propozim-Vendim për caktimin e përparësisë Projektit themelorë për Rekonstruimin e rrugës lokale f. Bellovishtë-lidhje me rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë;

13. Propozim-Vendim për lirim nga pagesa e kompensimit për rregullimin e tokës ndërtimore gjatë realizimit të Projektit themelorë për Rekonstruimin e rrugës lokale f. Bellovishtë-lidhje me rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë;

14. Propozim-Vendim për caktimin e përparësisë Projektit themelorë për rekonstruimin e qendrës në fshatin Vratnicë – Komuna e Jegunovcit;

15. Propozim-Vendim për lirim nga pagesa e kompensimit për rregullimin e tokës ndërtimore gjatë realizimit të Projektit themelorë për rekonstruimin e qendrës në fshatin Vratnicë – Komuna e Jegunovcit;

16. Propozim-Vendim për caktimin e përparësisë Projektit themelorë për rekonstruimin dhe rehabilitimin e rrugës komunale në f. Vratnicë;

17. Propozim-Vendim për lirim nga pagesa e kompensimit për rregullimin e tokës ndërtimore gjatë realizimit të Projektit themelorë për rekonstruimin dhe rehabilitimin e rrugës komunale në f. Vratnicë;

18. Propozim-Vendim për formimin e Shtabit hapësinor për mbrojtje dhe shpëtim;

19. Propozim-Vendim për formimin e Forcave hapësinore për mbrojtje dhe shpëtim;

20. Propozim-Vendim për caktimin e vendeve për vendosjen e afisheve zgjedhore pa kompensim gjatë kohës së fushatës zgjedhore;

Përgatiti: Stojançe Antovski

Komuna e Jegunovcit

Komuna e Jegunovcit filloi me pastrimin e deponive të egra

Në pajtim me programin për pastrimin e deponive të egra, Komuna e Jegunovcit me angazhimin e makinerisë në teren filloi me pastrimin e deponive të egra. Sot punohet në pastrimin e deponisë së egër në vendbanimin Shemshovë, kurse në pajtim me planin do të pastrohen edhe lokacione të tjera kritike në Komunë të detektuara nga persona të autorizuar të administratës komunale.

Kryetari i komunës Darko Bllazheski apelon deri te të gjithë banorët e Komunës së Jegunovcit, me ndërgjegje dhe rregullsi ti hedhin mbeturinat e tyre, me qëllim që të parandalohet krijimi i deponive të egra dhe ta kuptojmë mesazhin se mbrojtja e mjedisit jetësor varet nga të gjithë ne.

Mjetet për realizim janë siguruar nga Buxheti i Komunës së Jegunovcit.

Përgatiti: Stojançe Antovski

Komuna e Jegunovcit

Folklori si vlerë e njohur e Komunës së Jegunovcit

Nën organizimin e Komitetit Nacional të Këshillit ndërkombëtarë të muzikës tradicionale (ISTAM) për Maqedoninë, është duke u realizuar faza e dytë e projektit ERAZMUS + i titulluar si ,,UNESKO vlera të njohura dhe të shpërndara’’- punëtori dhe takime transnacionale , në të cilat, përveç Komitetit nacional të Maqedonisë janë pjesëmarrës edhe Qendra kulturore etnike e popullit Suiti të Republikës së Letonisë, Fondacioni KIHNU nga Republika e Estonisë dhe Qendra Gjeorgjiane për art dhe kulturë nga Republika e Gjeorgjisë.

Këto organizime janë pjesë e rrjeteve nacionale për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore jomateriale në vendet e tyre. Konkretisht në këtë projekt janë rrjetëzuar katër lloje të ndryshme të këndimit në shumë zëra: nga Estonia këndimi polifonik i popullit Seto, nga veriu i Letonisë këndimi polifonik i popullit Suiti, nga Gjeorgjia këndimi i mirënjohur polifonik gjeorgjian dhe nga Maqedonia këndimi tetovar me zë tek Maqedonasit e Pollogut të poshtëm, të gjitha këto të shënuara në listat e UNESKOS si trashëgimi kulturore jomateriale e njerëzimit. Në projektin, përpos organizatave jo qeveritare, janë përfshirë edhe bartësit e këndimit në shumë zëra nga shtetet , mes të cilëve nga Maqedonia përfaqësues nga Komuna e Jegunovcit ,,Trio Gavrovski’’, SHKA ,,Izvor’’ nga Jegunovci, dhe bartës të tjerë të kësaj të mire të cilët janë të shënuar në dosjen e Këndimit në zë për mbrojtje urgjente në UNESKO.

Duke marrë parasysh se një ndër bartësit e kësaj tradite është edhe Komuna e Jegunovcit, e cila në dy raste (në 2011 dhe 2014) ka dhënë mbështetje me shkrim të procesit për mbrojtjen e Këndimit me zë, në 23 mars, pjesëmarrësit e katër vendeve realizuan takim me kryetarin e Komunës së Jegunovcit z. Darko Bllazheski dhe me përfaqësuesit e SHKA ,, Izvor’’, të cilët si nikoqir, kishin prezantimin e tyre të veshjeve tradicionale të Pollogut të poshtëm, prezantimin e instrumenteve burimore (kavalli, gajdja, surlet dhe tupanët), prezantimin e traditës së vallëzimit në rafshin, prezantimin e ushqimit tradicional në rafsh dhe gjithsesi edhe Këndimin me zë nga rafshi. Këto prezantime i realizuan përfaqësues të SHKA ,,Izvor’’ Jegunovc.

Përgatiti: Stojançe Antovski

Komuna e Jegunovcit

Ambasadori i Holandës Vauter Plomb vizitë në Komunën e Jegunovcit

Sot, më 15.03.2019 në hapësirat e Komunës së Jegunovcit u mbajt takim pune në mes të Kryetarit të komunës Darko Bllazheski dhe Ambasadori i Mbretërisë së Holandës Vauter Plomb.

Kryetari i komunës Bllazheski shprehi kënaqësinë nga takimi me ambasadorin Holandez, ia sqaroi gjendjen në vetëqeverisjen lokale, e informojë për aktivitete aktuale dhe mundësitë për investime të cilat i ofron Komuna e Jegunovcit, u bisedua edhe për nevojat me të cilat ballafaqohen banorët e komunës, u shkëmbyen mendime të ndërsjella të cilat janë për të mirën e kësaj komune.

Urim me rastin e 8 Marsit- Ditës ndërkombëtare të gruas

Njësia e vetëqeverisjes së Komunës së Jegunovcit dhe kryetari Darko Bllazheski të gjithë pjesëtareve të gjinisë femërore iu uron Ditën ndërkombëtare të gruas 8 Marsin.

Dita ndërkombëtare e gruas është festë ndërkombëtare e cila shënohet çdo vit më 8 mars. Kjo ditë është dita ku shënohet lufta e gruas për barabarësi ekonomike, politike dhe sociale me burrat.

Përgatiti: Stojançe Antovski

Komuna e Jegunovcit

U mbajt mbledhja e tetëmbëdhjetë e Këshillit të Komunës së Jegunovcit

Sot më datë 28.02.2019 në ora 10:00 u mbajt mbledhja e tetëmbëdhjetë e Këshillit të Komunës së Jegunovcit në sallën për mbledhje në ndërtesën komunale.

Me mbledhjen udhëhoqi Kryetari i Këshillit të Komunës së Jegunovcit Orhan Sabrii, rendi i ditës përmbante 20 pika kurse u plotësua edhe me 2 pika, të pranishëm ishin 15 këshilltarë.

R e n d   d i t e

– Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së shtatëmbëdhjetë të Këshillit të Komunës së Jegunovcit

  1. Propozim-Llogaria përfundimtare e Buxhetit të NJVL-së së Jegunovcit për vitin 2018;
  2. Propozim-Vendimi për miratimin e Llogarisë përfundimtare e Buxhetit të NJVL-së së Jegunovcit për vitin 2018;
  3. Raporti i kryer i mjeteve,inventarit të imët dhe regjistrimit të arkës me gjendje më 31.12.2018 në Komunën e Jegunovcit dhe Konkluzion për miratimin e tij;
  4. Propozim-Vendim për ç’regjistrim të mjeteve themelore , pronë e Komunës së Jegunovcit
  5. Propozim-Vendim për ç’regjistrim të inventarit të imët , pronë e Komunës së Jegunovcit
  6. Propozim-Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për realizimin e Buxhetit të Komunës së Jegunovcit për vitin 2019
  7. Propozim-Vendim për lejimin e shfrytëzimit të mjeteve në pajtim me Ligjin për përkrahje financiare të njësive të vetëqeverisjes lokale dhe njësi shfrytëzuese të themeluara nga njësitë e vetëqeverisjes lokale për financimin e detyrimeve të arritura dhe  të papaguara
  8. Propozim-Vendim për lejimin e Raportit për shumën e përgjithshme të kontraktuar me kreditorë për financimin e detyrimeve të arriturave dhe të pa paguara
  9. Propozim –Vendimi për dhënien e pëlqimit Llogarisë vjetore për vitin 2018 të SHFK,,Aleksandar Zdravkovski’’ Jegunovc;
  10. Propozim –Vendimi për dhënien e pëlqimit Llogarisë vjetore për vitin 2018 të SHFK,,Shemshova’’ Shemshovë;
  11. Propozim –Vendimi për dhënien e pëlqimit Llogarisë vjetore për vitin 2018 të SHFK,,Simçe Nastovski’’ Vratnicë;
  12. Propozim-Vendimi për dhënien e pëlqimit Llogarisë përfundimtare të vitit 2018 të Institucionit publik komunal për fëmijë-Kopshti i fëmijëve ,,MOLLËZAT’’ f. Jegunovc Komuna e Jegunovcit
  13. Propozim-Vendimi për dhënien e pëlqimit Llogarisë përfundimtare të vitit 2018 të IPL-Biblioteka “Светлина-Drita” f. Prelubishtë-Komuna e Jegunovcit;
  14. Propozim-Vendimi për dhënien e pëlqimit Llogarisë përfundimtare të vitit 2018 të Shoqërisë për shërbime PASTËRTIA JEGUNOVC SHPKNJP f. Jegunovc-Komuna e Jegunovcit;
  15. Kriteret për shpërndarjen e bllok dotacioneve për arsimin fillor për shkollat në territorin e Komunës së Jegunovcit për vitin 2019:
  16. Konkluzion për dhënie mendim për Programin vjetor për realizimin e ekskursioneve të nxënësve të SHFK ,,Aleksandar Zdravkovski’’ Jegunovc për vitin shkollor 2018/2019
  17. Konkluzion për dhënie mendim për Programin vjetor për realizimin e ekskursioneve të nxënësve të SHFK ,,Shemshova’’ Shemshovë për vitin shkollor 2018/2019
  18. Konkluzion për dhënie mendim për Programin vjetor për realizimin e ekskursioneve të nxënësve të SHFK ,,Simçe Nastovski’’ Vratnicë për vitin shkollor 2018/2019
  19. Rregullore për mënyrën e shfrytëzimit, menaxhimit dhe mirëmbajtjes së makinave zyrtare në Komunën e Jegunovcit.
  20. Propozim-Vendim për bashkëfinancim të Projektit themelorë për rekonstruimin e qendrës në fshatin Vratnicë – Komuna e Jegunovcit;
  21. Propozim-Vendim për lejimin e Programit për zbatimin e masave të përgjithshme për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse në territorin e Komunës së Jegunovcit për vitin 2019;
  22. Shqyrtimi i kërkesave.