Në pajtim me programin për pastrimin e deponive të egra, Komuna e Jegunovcit me angazhimin e makinerisë në teren filloi me pastrimin e deponive të egra. Sot punohet në pastrimin e deponisë së egër në vendbanimin Shemshovë, kurse në pajtim me planin do të pastrohen edhe lokacione të tjera kritike në Komunë të detektuara nga persona të autorizuar të administratës komunale.

Kryetari i komunës Darko Bllazheski apelon deri te të gjithë banorët e Komunës së Jegunovcit, me ndërgjegje dhe rregullsi ti hedhin mbeturinat e tyre, me qëllim që të parandalohet krijimi i deponive të egra dhe ta kuptojmë mesazhin se mbrojtja e mjedisit jetësor varet nga të gjithë ne.

Mjetet për realizim janë siguruar nga Buxheti i Komunës së Jegunovcit.

Përgatiti: Stojançe Antovski

Komuna e Jegunovcit