Nën organizimin e Komitetit Nacional të Këshillit ndërkombëtarë të muzikës tradicionale (ISTAM) për Maqedoninë, është duke u realizuar faza e dytë e projektit ERAZMUS + i titulluar si ,,UNESKO vlera të njohura dhe të shpërndara’’- punëtori dhe takime transnacionale , në të cilat, përveç Komitetit nacional të Maqedonisë janë pjesëmarrës edhe Qendra kulturore etnike e popullit Suiti të Republikës së Letonisë, Fondacioni KIHNU nga Republika e Estonisë dhe Qendra Gjeorgjiane për art dhe kulturë nga Republika e Gjeorgjisë.

Këto organizime janë pjesë e rrjeteve nacionale për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore jomateriale në vendet e tyre. Konkretisht në këtë projekt janë rrjetëzuar katër lloje të ndryshme të këndimit në shumë zëra: nga Estonia këndimi polifonik i popullit Seto, nga veriu i Letonisë këndimi polifonik i popullit Suiti, nga Gjeorgjia këndimi i mirënjohur polifonik gjeorgjian dhe nga Maqedonia këndimi tetovar me zë tek Maqedonasit e Pollogut të poshtëm, të gjitha këto të shënuara në listat e UNESKOS si trashëgimi kulturore jomateriale e njerëzimit. Në projektin, përpos organizatave jo qeveritare, janë përfshirë edhe bartësit e këndimit në shumë zëra nga shtetet , mes të cilëve nga Maqedonia përfaqësues nga Komuna e Jegunovcit ,,Trio Gavrovski’’, SHKA ,,Izvor’’ nga Jegunovci, dhe bartës të tjerë të kësaj të mire të cilët janë të shënuar në dosjen e Këndimit në zë për mbrojtje urgjente në UNESKO.

Duke marrë parasysh se një ndër bartësit e kësaj tradite është edhe Komuna e Jegunovcit, e cila në dy raste (në 2011 dhe 2014) ka dhënë mbështetje me shkrim të procesit për mbrojtjen e Këndimit me zë, në 23 mars, pjesëmarrësit e katër vendeve realizuan takim me kryetarin e Komunës së Jegunovcit z. Darko Bllazheski dhe me përfaqësuesit e SHKA ,, Izvor’’, të cilët si nikoqir, kishin prezantimin e tyre të veshjeve tradicionale të Pollogut të poshtëm, prezantimin e instrumenteve burimore (kavalli, gajdja, surlet dhe tupanët), prezantimin e traditës së vallëzimit në rafshin, prezantimin e ushqimit tradicional në rafsh dhe gjithsesi edhe Këndimin me zë nga rafshi. Këto prezantime i realizuan përfaqësues të SHKA ,,Izvor’’ Jegunovc.

Përgatiti: Stojançe Antovski

Komuna e Jegunovcit