Sot, më 15.03.2019 në hapësirat e Komunës së Jegunovcit u mbajt takim pune në mes të Kryetarit të komunës Darko Bllazheski dhe Ambasadori i Mbretërisë së Holandës Vauter Plomb.

Kryetari i komunës Bllazheski shprehi kënaqësinë nga takimi me ambasadorin Holandez, ia sqaroi gjendjen në vetëqeverisjen lokale, e informojë për aktivitete aktuale dhe mundësitë për investime të cilat i ofron Komuna e Jegunovcit, u bisedua edhe për nevojat me të cilat ballafaqohen banorët e komunës, u shkëmbyen mendime të ndërsjella të cilat janë për të mirën e kësaj komune.